Pritet merkato e çmendur në verë, ja lëvizjet në 4 ligat kryesore europiane

Kampionatet në disa nga ligat më të mëdha europiane nuk janë mbyllur ende, por që tashmë skuadrat e mëdha kanë nisur që të mendojnë për merkato. Duke parë afrimin e Kupëss ë Botës disa prej skuadrave po kërkojnë që të mbyllin disa transferime sa më parë, në mënyrë që të ulin dhe kostot e transferimeve. Disa ekipe ndërkohë ende nuk kanë zgjidhur problemin se kë do të kenë në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Po le t’i hedhim një sy ndryshimeve që mund të ndodhin në 4 ligat kryesore.

Premier League

Mançester Siti është ai që ka nevojë për më pak ndërhyrje në merkato, pasi i ka thyer të gjitha rekordet në këtë sezon. Megjithatë, nuk është i përjashtuar nga merkatoja, pasi mund të bëjë goditje të tjera të rëndësishme. Mançester Junajtid ndërkohë duhet të përforcohet shumë në qendër të fushës, siç është evidentuar nga Jose Murinjo në disa raste, gjatë gjithë sezonit të fundit. E ardhmja e Paul Pogba mund të jetë në ajër dhe për momentin asnjë sulmues nuk do të arrijë në “Old Traford”. Liverpuli kërkon Nabil Fakir dhe pret ardhjen e Nabi Keita, por dilema e madhe do të jetë e ardhmja e Mohamed Salah. Te Çelsi dhe Arsenali, trajneri duket se duhet të jetë “përforcimi” më i mirë. Konte pritet të largohet, ndërkohë që Venger e ka paralajmëruar largimin prej kohësh. Alvaro Morata dhe Olivier Zhiru janë dy lojtarët që pritet të sakrifikohen. Nuk përjashtohet as një largim i mundshëm i Kurtua. Tek Arsenali gjithçka mund të ndodhë, dhe mund të kemi një mini-revolucion. Totenhemi do të vijojë me Poketinon dhe pritet që të mbajë dhe Kejn, Eriksen dhe Dele Alin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eden Hazard (Chelsea).

Swiss Digital Mobile Reklama

Seria A

Juventusi po mendon për mesfushorin e PSG, Marko Veratti, për të përmirësuar mesfushën e tij. Në Romë, ndërkohë, zgjedhin elementë të rinj dhe shpresojnë të parakalojnë Barcelonën për të marrë talentin e Ajaksit, Jastin Kluivert. Interi nuk do të shpenzojnë shumë, nëse mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kështu që pritet të rinovojë me Mauro Ikardin, edhe për shkak se tani interesimi i Real Madridit për argjentinasin është ftohur. Napoli dhe Milani mund të humbasin portierët e tyre titullarë. Në ekipin napolitan, Pepe Reina mund të largohet pikërisht drejt Milanit, klub me të cilin thuhet se ka një kontratë paraprake. Pistë e mundshme për portierin spanjoll është edhe një rikthim te Liverpuli. Marrëdhënia e tij me presidentin nuk është e mirë, si ajo e përfaqësuesit të Donarumas, Mino Raiola, me bordin drejtues të Milanit. Situata e portierit kuqezi ka ndryshuar shumë për disa muaj. Ai ka hasur në kontestimet e forta të tifozëve të Milanit, ndaj mund të largohet te PSG.

Mauro Icardi (Inter Milan).

Bundesliga

Te Bajerni të gjithë janë të kënaqur, përveç Robert Levandovski, i cili me shumë mundësi do të largohet në fund të këtij sezoni. Bavarezët kanë siguruar edhe shërbimet e yllit të Shalkes Goretzka, i cili do të jetë një blerje që do të shtojë cilësinë. Borusia Dortmund bëri transferimin e Miçi Batshuai, por i duhet të gjejë një sulmues tjetër.

Naby Keita (Leipzig).

Ligue 1

Për të mos rrezikuar sanksione për “Fair Play Financiar”, PSG duhet të shesë disa lojtarë të vetët, por në të njëjtën kohë po përpiqet të mbajë yjet. Nejmar është qëllimi numër një i Real Madridit, pavarësisht se është i kontraktuar në Paris. Për Edinson Kavani është i interesuar Atletiko Madrid. E sigurt është se gjermani Thomas Tuçel do të jetë trajneri i ri në “Parce des Princes”, teksa tashmë është bërë zyrtarizimi i tij. Te Olimpik Lion, prioritet është rinovimi i Nabil Fekir, por ai kërkohet me ngul nga Liverpulit. /Koha Jonë/

Edinson Cavani (PSG).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?