Prokuroria kërkon t’i hiqen 9 pikë Juventusit gjatë këtij sezoni

Juventusi merr lajme aspak të mira nga hetimi që po zhvillohet ndaj saj. Kërkesa e prokurorisë së FIGC-së në Gjykatën Federale të Apelit ndaj bardhezinjve është për një penalizim prej 9 pikësh në kampionatin aktual

Nga njëra anë, prokuroria federale e drejtuar nga prokurori Chiné, nga ana tjetër Juve dhe klubet e tjera të përfshira, përkatësisht Sampdoria, Pro Vercelli, Genoa, Parma, Pisa, Empoli, Novara dhe Pescara.

Për sa i përket klubit të Juventusit, në hetim janë bilancet me fitimet kapitale dhe në veçanti marrëveshjet private të lidhura me të ashtuquajturën “manovër pagash”, me kartonin e famshëm të Ronaldos. Shkeljet e mundshme janë ato të komunikimeve të rreme të korporatës dhe “lëshimi i faturave për operacione që nuk ekzistojnë”.

Numri një i prokurorisë së FIGC kërkoi heqjen e 9 pikëve nga renditja për Juventusin, 16 muaj pezullim për Agnelli, 20 muaj e 10 ditë për Paraticin, 10 muaj për Cherubini dhe 12 muaj për të gjithë drejtorët e tjerë të Juventusit.

SHKARKO APP