FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria mbyll dosjen e trukimeve të Skënderbeut në Shqipëri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim dy vite më parë për dyshimet e trukimit të rreth 40 ndeshjeve sportive të kampionatit Shqiptar, ku në të gjitha përfshihej klubi i Skënderbeut.

Edhe pse dosja hetimore ka shkuar në prokuroritë si Korça, Tirana, Durrës dhe Shkodra, ky hetim është pushuar nga këto prokurori. Krimet e Rënda pak kohë më parë kanë shpallur moskompetencën për këtë hetim të nisur për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Fiksimi ose paracaktimi i rezultatit në garat sportive”. Hetimi fillimisht është nisur nga prokurori Anton Martini, por pas transferimit të këtij të fundit në Shkodër, nga ish-kryeprokurori Llalla, dosja për paracaktimin e rezultateve sportive i ka kaluar një prokurori tjetër, Besnik Muçi.

Teksa prokurori ka vijuar hetimet nuk është arritur të konstatohen elementë të veprës penale dhe për pasojë, Muçi mësohet të ketë shpallur moskopetencën duke ja kaluar dosjen për hetime të mëtejshme disa prokurorive të rretheve. “Shqiptarja.com” shkruan se tashmë këto hetime janë pushuar. Kujtojmë se ky hetim ka filluar pas raportit të parë që nisi UEFA në Federatën Shqiptare të Futbollit ku akuzohej Skënderbeu për trukimin e rreth 50 ndeshjeve kombëtare e ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?