Prokuroria turke kërkon 12 vite burg për Arda Turan

Nga një yll te Atletico Madrid, në hije te Barcelona, dhe tashmë rrezikon që ta shohë veten pas hekurave. Po flasim për Arda Turan, i cili po kalon probleme të shumta.

Mesfushori turk në pronësi të Barcelonës, por i huazuar tek Basaksehir, ende nuk ka debutuar, pasi është penalizur me 16 javë, një dënim që më pas iu ul në 10 javë pasi shtyu një nga gjyqtarët anësorë.

Veç kësaj, ai tashmë rrezikon deri në 12 vite burg për një sherr masiv që është zhvilluar në një lokal në Stamboll, në të cilin i ka thyer hundën një këngëtari të njohur, Berkai, duke e kërcënuar edhe me një pistoletë më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka duket se ka filluar pasi futbollisti i ka ngacmuar bashkëshorten këngëtarit Berkai, për këtë arsye akuza ndaj tij është akte dhune, armëmbajtje pa leje dhe ngacmim seksual. Akuza që, sipas legjislacionit turk, dënohen deri në 12 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?