Protesta masive në Shkodër, tifozët e Vllaznisë: Bashki amatore!(VIDEO)
Vllaznia rrezikon shumë për të rënë nga Kategoria këtë sezon, pasi ndodhet në vendin e parafundit. Tifozët shkodranë nuk kanë duruar më dhe po qëndrojnë përpara Bashkisë së qytetit për të shprehur indinjatën e tyre. Ata fajësojnë për këtë drejtuesit e Bashkisë.
Tifozët kanë thirrur njëzëri: “Bashki amatore”. Nuk kanë munguar edhe kapsollat, letrat dhe vezët që janë hedhur në drejtim të Bashkisë.
Gjithashtu tifozët kanë sharë edhe me fjalor banal drejtuesit dhe kanë brohoritur ekipin e tyre.

KOHA JONË SONDAZH

