FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Provokon Mërgim Mavraj, uron krah për krah me Ismail Qemalin: “Jam” Isa Boletini

Në ditën e përvjetorit të 104-t të shpalljes së Pavarësisë, nuk mund të mungonin urimet nga bota e futbollit. Një pjesë e mirë e lojtarëve të Kombëtares përmes rrjeteve sociale uruan shqiptarët në këtë ditë të shënuar.

Mes tyre, natyrisht, edhe mërgim Mavraj. Mbrojtësi priti pak më gjatë se të tjerët, por, si përherë, zgjodhi një mënyrë krejt të veçantë për të përkujtuar ngritjen e flamurit në Vlorë.
mavraj
Ai e ka vënë veten në vend të Isa Boletinit, një ndër figurat e shquara të lëvizjes kombëtare duke “provokuar” kosovarët. Me anë të fotomontazhit, Mavraj e zëvendësoi portretin e patriotit kosovar me të vetin në një pikturë së bashku me Ismail Qemali.

“Ditë gëzimi, qeshni pak”, shkruan 29-vjeçari në postimin që shoqëron foton në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?