FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG bën gati 110 milionë euro për yllin e Tottenhamit

Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një mesfushori dhe emri i fundit në radarin e kampionëve të Francës është Eriksen. Pas dështimit për të nënshkruar me Ivan Rakitic, duket se drejtuesit e PSG janë drejtuar drejt Anglisë për të bërë një goditje të madhe.

Parisienët mund të dërgojnë një ofertë të majme, për Christian Eriksen. Klubi po mendon të ofroj shifrën e 110 milionë eurove. Organizatori danez është një nga lojtarët kryesor tek Tottenham dhe do të jetë e vështirë për francezët që ta bindin lojtarin, por edhe klubin londinez.

Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos së verës, por asgjë nuk është e pamundur për drejtuesit e PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?