PSG bën gati ofertën e çmendur për De Gean
De Gea po kalon një sezon shumë të dobët te Manchester United, duke bërë shumë gabime, por kjo nuk frenon PSG që të mendoj për ta rrëmbyer në verë. “Daily Star”, që zbulon se kampionët francez kanë vënë në shënjestër yllin e “Djajve të Kuq”.
Kontrata në skadencë e portierit spanjoll e shtynë PSG-në të besoj te firma me të, që do të minimizonte së tepërmi minutat e legjendës së Juventusit, Gianluigi Buffon. Në favor të PSG-së është kontrata e De Gea që skadon në vitin 2020 dhe për këtë fakt ka nisur të josh edhe gardianin 28 vjeçar. Duke iu referuar burimeve nga Anglia, PSG është gati të ofrojë plot 24 milionë euro në sezon për spanjollin.
Shifër e konsiderueshme kjo për De Gea, që do e ngjiste në krye të portierëve më të paguar në historinë e futbollit. Moskualifikimi i Manchester Uniter në Champions League do e detyronte De Gean që të bashkohej me një skuadër të re që këtë verë.
KOHA JONË SONDAZH

