PSG bën tjetër ndalesë ndaj Lorient në kampionat, por ruan kreun

PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Lorient, në ndeshjen e javës së 32-të të Ligue 1, të zhvilluar në Parc des Princes.

Sfida nisi me ritëm të lartë, ku vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Ibrahim Mbaye. Por reagimi i Lorient ishte i menjëhershëm, me Pablo Pagis që barazoi shifrat në minutën e 12-të.

Në pjesën e dytë, Zaïre-Emery riktheu avantazhin për PSG në minutën e 62-të, duke ndezur sërish stadiumin. Megjithatë, miqtë nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 78-të me Tosin Aiyegun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat shtesë, ndeshja prodhoi edhe një moment vendimtar, kur gjyqtari akordoi fillimisht një penallti për PSG në minutën 90+3, por vendimi u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë barazim, PSG ngjitet në kuotën e 70 pikëve dhe mban kreun e renditjes, 7 pikë përpara Lens, ndërsa Lorient shkon në 42 pikë, duke u renditur në vendin e nëntë të kampionatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?