PSG do të hedhë në gjyq Real Madridin për shkak të Mbappe

Situata mes Kylian Mbappe, PSG dhe Real Madrid po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Me skadimin e klauzolës për rinovimin, klubi parisien ka vendosur të reagojë për të shmangur humbjen e lojtarit  me kosto zero.

Në fakt, francezët do i drejtohen FIFA-s për të denoncuar ekzistencën e një paramarrëveshje mes Mbappe dhe Los Blancos, një faktor që sipas tyre komprometoi rinovimin.

Reali nuk e ka me nxitim dhe mund të presë verën e ardhshme për të transferuar Mbappe me kosto zero. Mbappa nga ana tjetër ka refuzuar ofertën e Al-Hilal që i garantonte PSG 300 milionë euro dhe 400 të tjera vetë lojtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme Mbappe mori një bonus 40 milionë euro për rinovimin e kontratës që bëri në verën e vitit 2022, por kjo nuk e ndal atë që të vijojë planin e tij për të mos rinovuar sërish. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?