PSG duhet të shesë një mes Mbappe ose Neymar

PSG duhet të marrë një vendim të vështirë për të shpëtuar nga pezullimi në kompeticionet europiani për shkelje të rregullave të Fair Play-it Financiar. Për të rregulluar bilancin, klub parisien duhet të arkëtojë 170 milionë euro, ndryshe përjashtimi nga Championsi do të jetë i sigurt.

Këtë shifër klubi që po dominon prej shumë vitesh futbollin francez mund ta sigurojë vetëm duke shitur një nga dy “yje” e afruar së fundmi, brazilianin Neymar ose talentin Kylian Mbappe.

PSG duhet patjetër të rregullojë shifrat e bilancit, nëse nuk dëshiron të përjashtohet nga Europa. Shitja e një lojtari shumë të rëndësishëm duket rruga më e lehtë. Të dy lojtarët u interesojnë shumë klubeve të mëdha europiane, veçanërisht dy gjigantëve spanjollë, Realit dhe Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?