PSG fiton me “manita” ndaj Lorient, Mbappe shkëlqen me dy gola dhe tre asiste (VIDEO)

PSG fitoi me lehtësi 5-1 ndaj Lorient, duke rikthyer në 12 pikë distancën me Marseille e vendit të dytë.

Kylian Mbappe dhuroi një asist për Neymar në minutën e 12-të, ndërkohë që në të 28-tën do të shënonte vetë me një goditje potente. Në fillimin e fraksionit të dytë, Moffi do të shkurtonte rezultatin.

Nigeriani përfitoi nga një gafë e gjithë prapavijës së PSG-së. Gjithsesi, vendasit realizuan edhe dy gola të tjerë në minutat e mbetura. Mbappe, Messi dhe Neymar tundën rrjetën e Lorient.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hakimi dhuroi asistin te goli i dytë i sulmuesit francez, me Mbappe që dha dy asiste të tjerë, duke regjistruar dy gola dhe tre asiste në këtë sfidë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?