PSG fiton me përmbysje ndaj Lyon, por Messi nuk lë sërish gjurmë (VIDEO)

PSG ka arritur që të marrë një fitore të madhe 2-0 me përmbysje ndaj një kundërshtari direkt si Lyon-i, por lajmi i mbrëmjes është fakti që Messi ende nuk ka shënuar.

Miqtë zhbllokuan të parët rezultatin me Paqueta-n në fillimin e pjesës së dytë, por Neymar barazoi nga pika e bardhë. Pochettino nxori nga fusha Messin në minutën e 76-të, por sulmuesi argjentinas nuk e priti aspak mirë.

Në fundin e ndeshjes, Mauro Icardi shënoi një gol të bukur me kokë, duke i dhënë 3 pikët skuadrës parisienë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?