PSG fiton me “poker”, Mbappe ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

PSG ka arritur që të marrë një fitore të vuajtur në ndeshjen e javës së 4-t ndaj Nimes me një fitore 4-2 në Stade des Costieres. Miqtë e nisin jo me shumë vrull ndeshjen teksa u duhen 36 minuta për të zhbllokuar rezultatin. Pas një pasimi të Meunier, Neymar e kishte shumë të lehtë ta shtynte topin në rrjetë. Ai ka shënuar në të katër ndeshjet e PSG këtë sezon. Pak përpara fundit të pjesës së parë ishte Angel Di Maria ai që dyfishoi rezultatin.

Por pas pushimit, vendasit ringjallen dhe arrijnë të barazojnë rezultatin brenda tetë minutave falë golave të Bobichon dhe Savanier me penallti. PSG ndodhet në vështirësi por goli i Mbappe në minutën e 77-të ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren të besuarve të Tuchel, gjithsesi Cavani ka vulosur gjithçka në kohën shtesë me golin e tij. Në minutën e 3-të shtesë Mbappe u ndëshkua me karton të kuq, pasi shtyu një nga kundërshtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?