PSG fiton me “poker” ndaj Saint Etienne, edhe pse pa Neymar- Mbappe (VIDEO)

PSG nuk njeh rival në Ligue 1 në Francë Kryeqytetasit shkatërruan 4-0 Saint Etienne në “Parc des Princes” edhe pse ishin pa “yjet” e tyre Neymar dhe Mbappe.

Serinë e golave e hapi Julian Draxler në minutën e 22-të, pas një koordinimi fantastik, i shërbyer nga Marco Verrati. Në fillim të pjesës së dytë parizienët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Edinson Cavani, ndërsa për të kompletuar fitoren e thellë të vendasve shënuan edhe Di Maria dhe Dyabi.

Më këtë sukses, formacioni i Thomas Tuchel ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa Saint Etienne pësoi disfatën e parë në kampionat pas një fitoreje dhe tre barazimeve radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?