PSG fiton me vuajtje ndaj Nice, vendose Kean (VIDEO)
PSG vuan por në fund merr fitoren ndaj Nice, duke u ngjitur përkohësisht në krye të Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga Pochettino triumfoi 2-1 në “Parc des Princes”, edhe pse mungonin ndër të tjerë edhe emra të rëndësishëm si Di Maria, Verrati dhe Neymar.
Golin e parë parizienët e shënuan me Julian Draxler në minutën e 22-të, por me fillimin e pjesës së dytë miqtë nga Nice barazuan me Rony Lopes. Vetëm çerek orë më vonë, Moise Kean, i shërbyer nga Icardi, realizoi për 2-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund, duke vulosur suksesin e PSG-së.
KOHA JONË SONDAZH

