PSG fitore tenistike ndaj Crvena Zvezdës, Neymar shënon tripletë (VIDEO)

PSG ka shkatërruar skuadrën serbe të Crvena Zvezdës në shifrat 6-1 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Ylli i mbrëmjes ishte braziliani Neymar i cili shënoi 3 gola., dy prej të cilëve nga goditje dënimi.

Skuadra parisiene e nisi furishëm ndeshjen, teksa ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 20-të, me Neymar që ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje dënimi. 2 minuta më vonë futbollisti brazilian, e kishte të thjeshtë për të shtyrë në rrjetë një pasim të Mbappe në hyrje të zonës. Në minutën e 37-të, do të ishte radha e Cavanit për të shënuar emrin në listën e shënuesve, ndërkohë që 5 minuta më pas, Di Maria realizoi edhe golin e katërt të ndeshjes pas një asisti të Meunier.

Fraksioni i dytë do të illonte më qetë, me ekipin francez që uli ritmin, por gjithsesi gjeti golin e pestë në minutën e 70-të me Mbappe, i cili u shërbye jaft mirë nga Cavani. 4 minuta më pas skuadra serbe shënoi golin e nderit, gjithsesi Neymar nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi realizoi një tjetër super gol nga goditja e dënimi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?