PSG gjen zëvendësuesin e Mbappe, pranë firmës me yllin e Barcelonës
Ousmane Dembele mund të konsiderohet futbollisti më i ri i Paris Saint Germain. Klubi francez arriti marrëveshjen me Barcelonën për të paguar 50 milionë eurot e parashikuara në klauzolë dhe për të transferuar në kryeqytet sulmuesin.
Klauzola skadonte mbrëmjen e 31 korrikut, megjithatë klubet nënshkruan një parakontratë, për ta shtyrë vlefshmërinë e saj edhe për javën e parë të gushtit, kur pritet të kompletohen edhe detajet e transferimit.
Ndërkohë edhe Dembele ka nënshkruar një para-kontratë me parizienët, e vlefshme për 5 sezone dhe me një pagë që kalon shifrën e 15 milionë eurove në sezon. Dembele pritet të marrë vendin e Kylian Mbappe, që është lënë jashtë skuadrës nga PSG dhe është në pritje për t’u larguar.
KOHA JONË SONDAZH

