PSG i ofron 45 milionë euro në sezon Mbappe-s, por francezi do vetëm Realin

Real Madrid provoi të merrte sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe, deri në ditën e fundit të merkatos së verës. Oferta e fundit e madrilenëve ishte 200 milionë euro, por në Paris vendosën që ta mbanin edhe pse i mbaron kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm.

PSG i ka ofruar një kontratë dyvjeçare me 45 milionë euro në vit, më shumë nga sa fitojnë Neymar dhe Messi, por lojtari ka thënë jo.

Skuadra franceze në këtë mënyrë rrezikon që ta humbasë me parametra zero në fundin e sezonit, pasi Mbappe me shumë mundësi do t’i bashkohet Realit me një kontratë të majme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?