PSG i pandalshëm në kampionat, Mbape dopietë ndaj Angers (VIDEO)
PSG vijon rrugëtimin perfekt në kampionat drejt titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Unai Emeri në takimin hapës të javës së 30, ka mposhtur 2-1 Angersin.
Kilian Mbape kaloi vendasit shpejt në avantazh, por Tiago Mota u ndëshkua me karton të kuq, pasi shkeli kundërshtarin me qëllim, gjatë një përplasjeje në fushë. Gjithsesi, do të ishte sërish Mbape që do të realizonte një tjetër gol në pjesën e parë.
Angers ngushtoi diferencën vetëm në minutën e 75-të, por pa mundur të bëjë më shumë në shtëpinë e kryesuesve.
KOHA JONË SONDAZH

