FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG mund Liverpool-in në 45 minutat e para, Tottenham-Inter bëjnë “paqe” (VIDEO)

PSG e ka mbyllur na avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Liverpoolit duke fituar 2-0. Skuadra pariziene ka shënuar në minutën e 13-të me Juan Bernat, i cili ka përfituar nga një përgjumje e skuadrës angleze, duke rrëmbyer topin dhe më pas godet me të djathtën duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Alisson.

Në minutën e 37-të skuadra e Tuchel shënoi edhe golin e dytë me Neymar, i cili e kishte të thjeshtë për ta shoqëruar topin në rrjetë pas një aksioni të Mbappe dhe Cavanit. Në fundin e pjesës së parë Liverpooli fitoi një penallti që u kthye në gol nga kapiteni Milner.

Gjithashtu po fiton edhe Napoli ndaj Crvena Zvezdës me dy gola të shënuar nga Hamsik dhe Mertens. Tottenham nuk ka mundur të shënojë në pjesën e parë ndaj Interit, teksa spikat në 45 minutat e para vetëm një traversë e Wings. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?