FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG përçahet, skuadra franceze ndahet në 5 klane

PSG këtë sezon është skualifikuar në fazën e 1/8-ve në Ligën së Kampionëve, duke zhgënjyer sërish, edhe pse në fillim të sezonit morën për 222 milionë euro nga Barcelona. Gazeta braziliane “Globoesporte” konfirmon indirekt fjalët e Dani Alvesit se “te Parisi mungon lidhja, pas eliminimit të PSG nga Reali në Champions. Por si është ndarë grupi që drejtohet nga Unai Emeri në klane të ndryshme?

Brazilianët

Afrimi i Nejmar dhe Dani Alvesit, që u bënë bashkë kundër Edinson Kavanit kur uruguaiani kërkoi të ekzekutonte një 11-metërsh, nisi në njëfarë mënyrë ndarjen në dhomat e zhveshjes së parizienëve. Neymar dhe Alves kanë marrë me vete edhe dy brazilianët e tjerë, Tiago Silvan dhe Markuinjos, si dhe portierin Trapp, që është i fejuar me modelen braziliane Izabel Goulart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollistët latin

Swiss Digital Mobile Reklama

Lider i kësaj rryme është Kavani, që pasi u grind me Neymarin, mori mbështetjen e Di Marias, Pastores dhe Lo Celsos, të cilëve iu shtua edhe Berchiche.

Futbollistët francez

“Autoktonët” e PSG formojnë një grup prej 13 futbollistësh, ku kanë peshë specifike Mbape, Rabiot, Areola si dhe Kurzaua, Kimpembe e Lass Diarra.

Të pavarurit

Iitalo-braziliani Thiago Motta, që respektohet për qëndrimin e tij në dhomat e zhveshjes, por edhe Julian Draksler, që ka pak miq, shohin punët e tyre dhe nuk përzihen me asnjë grup.

Miku i të gjithëve

Marko Verrati është i aftë të dialogojë me të gjithë në italisht, spanjisht dhe portugalisht. Ai ka simpatinë e të gjithëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?