FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG s’di të ndalet në Francë, i falet Nejmarit ndaj Toluzës (VIDEO)

PSG nuk di të ndalet në Francë. Skuadra franceze i është falur një goli të shënuar nga Nejmar për të marrë 3 pikët e radhës ndaj Toluzës, dhe për të blinduar vendin e parë.

Parisi vuajti më shumë se zakonisht në gjetjen e fitores dhe pati nevojë për golin e Nejmar që të merrte te pikët. Braziliani, i shërbyer nga Angel Di Maria, tundi rrjetën pasi lëvizi bukur në zonën mike dhe tani është dy gola larg nga Edinson Kavani, shoku i skuadrës që është golashënuesi më i mirë i Ligue 1. Braziliani ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 11 asiste deri më tani në kampionat.

PSG ka 13 pikë më shumë se Marsejë e vendit të dytë, që barazoi 2-2 ndaj Saint Etien.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?