PSG shet Neymarin dhe Mbappe? Klubi francez reagon zyrtarisht ndaj L’Equipe
Paris Saint-Germain del kundër “L’Equipe”. Gazeta francezse në ditët e fundit është folur për Cavanin, i cili sipas tyre është i dëmtuar, ndërkohë Neymar dhe Mbappe do të shiten për shkak të Fair Play-it Financiar.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi zyrtar i klubit francez. PSG ka në reagimin e saj evidenton se gazeta franceze ndjek një vijë editoriale për të dezinformuar publikuan në lidhje me lajmet për PSG.
“I mohojmë në mënyrën më të fuqishme këto informacione krejtësisht të gabuara dhe qesharake. Kjo është mundësia e vetme për të rikrijuar një klimë tensioni të madh në klubin tonë. PSG pyet veten edhe një herë në lidhje me ndershmërinë intelektuale të “L’Equipe” dhe motivet e fshehura të linjës së saj editoriale.
Ka shumë shembuj të trajtimit të pabalancuar dhe që kanë për qëllim vetëm të përhapin një atmosferë të dëmshme. Jemi ballafaquar me dezinformata të orkestruara nga “L’Equipe”, që nuk ndalet në përpjekjet e saj të palodhura për të minuar imazhin e PSG, klubit më popullor dhe të suksesshëm në Francë.
Në katër ditët e përgatitjes së ndeshjes, që na pret në Beograd, në Ligën e Kampionëve, PSG fton mbështetësit, tifozët, partnerët, ish-lojtarët…, që të mblidhen më shumë se kurrë rreth bluzës së kuqe dhe blu. Vlerat dhe ambiciet e këtij klubi, lojtarët do t’i mbajnë gjithmonë me krenari. Mbështetja e madhe e tifozëve në rrjetet sociale është jo vetëm për Neymar Jr, Cavani, Mbappé, por për të gjithë lojtarët tanë.
Duke pasur parasysh dezinformatat e orkestruara nga “L’Equipe”, si dhe vendosmërinë e saj për të dëmtuar imazhin e PSG, klubit më popullor dhe më të suksesshëm të Francës, riafirmojmë angazhimin tonë për të ecur përpara dhe ndërvepruar vetëm me bashkëbiseduesit që gëzojnë mirëbesim”.
KOHA JONË SONDAZH

