FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG shpallet zyrtarisht kampion në Francë pa zbritur në fushë

PSG konfirmohet sërish si dominuesja e futbollit në Francë. Parizienët u shpallën zyrtarisht kampionë, pasi Lille, skuadra që mban vendin e dytë në renditje, ka barazuar 0-0 në fushën e Toulouse pasditen e sotme, duke i dhënë sigurinë matematike PSG-së për titullin.

Ky është titulli i gjashtë i fituar nga PSG, në 7 sezonet e fundit në Francë. Fitimi i Ligue 1 nuk u vu kurrë në diskutim këtë sezon, por vetëm u vonua pak javët e fundit, me ekipin që nuk po fitonte.

Skuadra e Thomas Tuchel do të zbresë në fushë në mbrëmje për t’u përballur me Monaco.  Në këto 32 javë, PSG mori 26 fitore, dhe vetëm 3 barazime e 3 humbje, duke numëruar 81 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?