FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG surprizon Realin, bën gati super ofertën për të rrëmbyer Hazard

PSG është gati për të hyrë në garë me Real Madrid për të “rrëmbyer” nga Chelsea Eden Hazard, kontrata e të cilit me “blutë” e Londrës skadon në verën e vitit 2020. Fantazisti belg ka ende edhe 18 muaj për të vendosur për të ardhmen e tij dhe duket se oferta prej 300 mijë stërlinash në javë që i ofron Chelsea nuk e josh shumë.

Drejtuesit e PSG-së e admirojnë talentin belg dhe janë gati të bëjnë çmendurinë për ta sjellë atë në Francë, pavarësisht problemeve të shpeshta që kanë me “fair play financiar”. Menaxheri i Eden Hazard është vazhdimisht në kontakt si me lojtarin ashtu dhe me drejtuesit e Chelsea, apo me ekipet më të mëdha në Europë, që synojnë ta afrojnë në verën e vitit 2020.

Reali eshtë ekipi më favorizuar duke u nisur nga dëshira e vetë belgut, po nuk përjashtohet as mundësia që ta shohim te City-i i Guardiolës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?