PSV mund Den Haag dhe barazon Ajaxin me pikë në krye të renditjes (VIDEO)
PSV Eindhoveni nuk i ndahet Ajaxit kryesues. Në “Philips Stadion”, kampionët në fuqi të Eredivisie regjistruan suksesin e 15-të, teksa mposhtën 3-1 Ado Den Haag. Një ndeshje me ritme të ngadalta, ku pjesa më e madhe e saj u fokusua në portën e miqve.
Sidoqoftë, vendasit do të mund të festonin në minutën e 20-të, pas një iniciative personale e Dumfries, që finalizoi me sukses. Përpjekjet e Eindhovenit për të dyfishuar shifrat nuk munguan, por Den Haag u mbrojt mirë në minutat e mbetura të pjesës së parë.
Dominimi i vendasve vijoi edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 83-të, kapiteni Luk de Jong dyfishoi shifrat. Në të 88-ën një kundërsulm i shpejtë i Ado Den Haag u përmbyll me golin e Necid, që rindezi shpresat e të tijve për të marrë pikë, por vetëm për pak çaste, sepse Malen u kujdes që të vuloste fatet e takimit në sekondat e fundit për rezultatin përfundimtar 3-1. PSV mban vendin e dytë me pikë të barabarta me Ajaxin kryesues, por me një golaverazh më të dobët.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

