Qaka kalon te gjigantët e Rumanisë, zgjidhet më në fund e ardhmja e tij
Kamer Qaka e ka zgjidhur dilemën për të ardhmen e tij. Futbollisti i Kombëtares këtë të martë ka firmosur për Steauan e Bukureshtit, klubin më të madh në Rumani. Mesfushori ka udhëtuar këtë të martë drejt kryeqytetit ku ka takuar drejtuesit e Steauas për të finalizuar marrëveshjen, që është arritur për 5 vitet e ardhshme mbi bazën e 500 mijë eurove, të cilat do të përfitojë skuadra e Poli Iasit.
Qaka nga kjo marrëveshje do të marrë një pagë prej 12 mijë euro në muaj për vitin e parë dhe më pas në mënyrë progresive, 13 mijë euro për sezonin e dytë, 14 mijë euro për sezonin e tretë dhe për të arritur në 15 mijë euro në muaj për sezonin e fundit. Qaka konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e Steauas, që është në garë me Kluzh. Së fundmi është përfolur edhe për një ofertë të Udinezes prej 700 mijë euro.
![]()
KOHA JONË SONDAZH

