Qaka prezantohet te Steaua: Jam i lodhur, por ja vlen për këtë ekip!

Kamer Qaka është prezantuar si futbollisti më i ri i ekipit të Steauas së Bukureshtit. Mesfushori i Kombëtares firmosi një kontratë 5-vjeçare me skuadrën më të madhe në Rumani. 23-vjeçari u ble për 375 mijë euro nga Steaua, me Poli Iasin që gjithsesi ruan 25 për qind të kartonit të futbollistit në rast shitjeje.

Në intervistën e tij të parë të dhënë për mediat si lojtar i Steauas mesfushori u shpreh i lumtur për hedhjen e firmës mbi kontratë dhe faktin që do të mbajë veshur fanellën e klubit më të madh në Rumani duke e cilësuar si një transferim të rëndësishëm për të dhe familjen e tij.

“Ishte një ditë shumë e gjatë, por kam nënshkruar me Steaua dhe jam shumë i lumtur. Jam i lodhur, por ia vlen. Kam nënshkruar me ekipin më të mirë në Rumani dhe jam shumë i lumtur! Babai im është shumë krenar, është një arritje e madhe për mua të nënshkruaj me Steauan, është një klub i madh. Ky transferim do të thotë shumë për mua, për familjen time, për karrierën time. Do të jap të jap gjithçka për ekipin tim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë shpresoj që kolegët e mi të ardhshëm të fitojnë titullin, natyrisht që unë do të inkurajoj ekipin tim. Të gjithë lojtarët e Steauas janë shumë të mirë, dhe jam i lumur që do të stërvitem me ta”, tha Qaka për TV Telekom Sport.

Swiss Digital Mobile Reklama

Firma me Steauan për Qakën mund të jetë një mundësi e mirë dhe për lojtarin për të përforcuar pozitat e tij në kombëtare e shpresën se do të shndërrohet në një zgjedhje të përhershme nga trajneri Panuçi duke e cilësuar në mediat rumune një krenari faktin që luan për Shqipërinë dhe duke shprehur dëshirën që t’i bashkohet sa më shpejt skuadrës së tij të zemrës, siç e cilësoi ai ekipin kuqezi. Nga kontrata me Steauan, Qaka do të përfitojë një pagë progresive, e cila në termat financiarë do të vij në rritje vit pas viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?