Qenka çudit “Dauti”!
Ylli Dylgjeri ka postuar në rrjetin social dy foto, njëra e Prokurorit të Antimafias italiane, që vizitoi sot Tiranën, Federico Cafiero De Raho, dhe tjetra e Daut Gumenit. Duket se Dylgjeri ka shfrytëzuar ngjashmërinë mes tyre për batutën e rradhës.
“Qenka çudit “Dauti” !
A ishte vërtetë Prokurori i Antimafias Italiane zotëria që ishte sot ne Tirane?
Mos vallë Mafia e ka ndruar me zotin Daut Gumeni dhe na shfaqin për Prokuror Italian të Antimafias?
Në këtë kohë, siç tha dhe zotria i habitur, Mafia është mpleksur me politikën, ndaj s’u zihet më besë kush hyn e del në këtë vend..!
ZOTI NA RUAJT!”, shkruan Dylgjeri.
KOHA JONË SONDAZH

