Qitësja shqiptare Deliaj s’ia del as në 25 metra pistoletë preçizion, renditet e fundit
Manuela Deliaj nuk ia del të kualifikohet as në finalen e 25 metrave pistoletë preçizion. Qitësja shqiptare u rendit në vendin e 10-të në baterinë e saj siç njofton KOKSH që e cilëson si paraqitje pozitive duke patur parasysh dëmtimin që kishte në parakrahun e djathtë Deliaj.
“Manuela Delilaj ka perfunduar garen e pare te 25m pistolete precizion ne qitje sportive, me rezultatin e 280 pikeve ne total te grumbulluara.Kjo gare ishte nje performance e mire duke pasur parasysh qe Manuela ka nje lendim ne parakrahun e djathte.
Gjithashtu ju rikujtojme se pjesa e dyte e gares, 25 m pistolete shpejtesi (rapid) do te zhvillohet neser ne te njejten ore ( ora 09:00 lokale). Suksese Manuela”.