Vëllai i Tefik Osmanit dërgohet me helikopter në Tiranë

Vëllai i futbollistit të Skënderbeut, Tefik Osmani është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Para pak minutash është nisur nga Korça helikopteri që ka marrë vëllanë e futbollistit Tefik Osmani, Sokolin, për ta çuar në kryeqytet për një kontroll më të specializuar. Duhet thënë se gjendja e tij është nën kontroll, por për më shumë siguri u vendos që vëllai i futbollistit të shkojë në Tiranë.

Sokol Osmani u rrëzua nga tribuna mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Gjithçka ndodhi pas golit që shënoi në portën e Flamurtarit Muzaka, në minutën e 83-të ndeshjes. Për shkak të goditjes së marrë, ai  ka pësuar dëmtime në tru.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?