Ramadani: Vuajtëm në 15 minutat e para, i thashë Gjimshitit që duhet të zgjoheshim
Pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Moldavisë, Ylber Ramadani u shpreh se ishte e vështirë për kuqezinjtë në 15 minutat e para, por pas golit të anuluar të polakëve, kombëtarja u zgjua.
“Ishte e vështirë deri në 15 minutat e para, shënuan edhe golin dhe i thashë edhe Gjimshitit se duhej të zgjoheshim. Pastaj erdhi goli i Asanit dhe e morëm veten, më pas nuk mbaj mend ndonjë rast të Polonisë.
Thashë se do të luanim për të fituar, e dinim sa vlente fitorja. Kemi edhe tre finale të tjera, falenderoj tifozët, stafin dhe presidentin. Po bëhet një punë e madhe, shpresoj të vazhdojmë kështu.
Që nga viti i kaluar te Aberdeen jam rritur shumë dhe duhet të punoj ende, jam vetëm 27-vjeç dhe dua të jap më të mirën për kombëtaren dhe për klubin.
Duhej të kujdesesha për Leëandoëskin dhe Zielinskin, dhe i thashë Asllanit që të luante topin. I kam thënë trajnerit që nuk e kam pasur problem ta mbroj Zielinskin, e di që ka kualitet dhe teknikë”, u shpreh Ramadani.
KOHA JONË SONDAZH

