Ramos i përgjigjet Griezmann: Injoranca është shumë e guximshme

Sergio Ramos doli në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes së Championsit ndaj Romës. Kapiteni i klubit merengues foli edhe për foli për objektivat në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ndërkohë që thumboi edhe Griezmann.

“Zoti e ka thënë atë, është një krenari dhe një përgjegjësi ajo që kemi treguar për tri vite. Fitimi i Championsit nuk mund të jetë kurrë rastësi, ndaj duhet të ruajmë ambicien dhe iluzionin për të mbetur më të mirët në Europë.

Griezmann në nivelin e Ronaldos dhe Messit? Pyetje e mirë. Injoranca është shumë e guximshme. Kur kam dëgjuar për këtë, më janë kujtuar lojtarë si Totti, Raul, Buffon, Casillas, Maldini, Xavi apo Iniesta, të cilët kanë fituar gjithçka, por nuk kanë shijuar dot ‘Topin e Artë’. Gjithkush është i lirë të shprehë atë që mendon, por mendoj se i del për detyrë Simeone, Godin ose Koke për ta këshilluar. Ato mbartin vlera, që mund të jenë të dobishme në këtë rast. Megjithatë, unë mendoj se Griezmann është një lojtar i madh”, deklaroi Ramos duke thumbuar francezin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?