FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramos nuk e mbyll karrierën te Reali, zbulohet destinacioni surprizë

Serxhio Ramos po mendon për një aventurë të re në  “Major League Soccer”, për t’u bashkuar me ekipin e Devid Bekam në Majemi, kur kontrata e tij me Real Madridin të përfundojë, raporton “Don Balon”.

Mbrojtësit kanë mbetur ende disa vite në nivelin më të lartë. Por, sapo të përfundojë kontratën e tanishme, ai do të mendojë për ofertën nga Amerika. Ish-kapiteni i Anglisë ka raport shumë të mirë me Ramos.

Një propozim që do të shoqërohet me një shifër të mirë ekonomike. Ramos është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë në vitet e fundit, por ai kërkon që ta mbyllë karrierën duke shijuar jetën në Amerikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?