FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramsey largohet mes lotësh nga Arsenali pas 11 vitesh (VIDEO)

Pas 11 vitesh plot emocione tek Arsenali, Aaron Ramsey i ka dhënë lamtumirën sot ekipit anglez. Mesfushori uellsian, ka luajtur sezonin e tij të fundit me “Topçinjtë e Londrës”, pasi që prej muajt janar është një lojtari i Juventusit.

Klubi i Arsenalit, i ka rezervuar atij një ceremoni, në të cilën Ramsey, nuk ka përmbajtur dot lotët. Në 11 sezone, Ramsey ka luajtur 369 takime. Në këto ka gjetur rrugën e rrjetës 64 herë dhe ka ndihmuar shokët të shënojnë 62 herë.

Dëmtimi në ndeshjen ndaj Napolit, bëri që uellsiani ta mbyllte para kohe sezonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?