Rashica shënon super gol në Bundesligë, i dhuron 3 pikë Werderit (VIDEO)
Milot Rashica më në fund ka arritur që të tregojë vlerat e tij në Bundesligë. Sulmuesi që aktivizohet në përfaqësuesen e Kosovës, shënoi sot një supergol ndaj Frankfurt. Sulmuesi i Werder Bremen ishte autori i golit që i dha fitoren miqve të Verderit, në sekondat e fundit të takimit.
Në minutën e 6-të shtesë, gjyqtari kryesor akordon një goditje dënimi në favor të skuadrës së Rashicës dhe është pikërisht ky i fundit që merr përsipër ekzekutimin e saj.
Rashica goditi në cepin e djathtë të portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtarë, ndërkohë që më pas ka festuar si i çmendur me shokët e ekipit dhe stafin drejtues.
KOHA JONË SONDAZH

