Rast i ngjashëm dopingu me Nasri, ky është rreziku që i kanoset Jashanicës

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, pak ditë më parë raportoi se futbollisti i Skënderbeut, Bajram Jashanica, ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping të bërë para disa muajsh, në ndeshjen e Europa Leagues kundër Young Boys.

Klubi i Skënderbeut njoftoi se futbollisti kishte marrë me injeksion një suplement për të trajtuar alergjitë dhe nuk e dinte se ishte i dëmshëm.

Por, pavarësisht se marrja e dopingut ishte në mënyrë të pavullnetshme, Jashanica pritet që sërish të dënohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i mbrojtësit të Skënderbeut është i ngjashëm me rastin e futbollistit të njohur, Samir Nasri, i cili u dënua me 6 muaj pezullim nga UEFA, pasi kishte marrë doping në mënyrë të pavullnetshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nasri ishte shtruar në një klinikë në Amerikë, ku kishte bërë një terapi me infuzion, por në testet e UEFA-s rezultoi se gjatë terapisë në trupin e tij ishin futur dhe substanca të ndaluara.

Për këtë arsye, Nasri u dënua me 6 muaj. Edhe Bajram Jashanica pritet që të marrë një dënim të ngjashëm nga UEFA, pra nga 5 deri në 12 muaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?