FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid arrin marrëveshjen me sulmuesin serb të Frankfurtit

Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për transferimin në “Bernabeu” të talentin serb Luka Jovic. Na arkat e gjermanëve do të shkojnë plot 60 milionë euro për një nga telentet më të mëdhenj në panoramën e futbollit europian.

26-vjeçari në këtë sezon ka shënuar 26 gola, i fundit ndaj Chelsea-t në gjysmëfinalen e vajtjes së Europa League. Ai ka dhuruar gjithashtu edhe 7 asiste në 44 ndeshje ku është aktivizuar.

Sipas “As”, një e përditshme pranë Realit të Madridit, tashmë është gjetur gjuha e përbashkët mes dy klubeve. “Bomberi” i ri është gati të firmosë kontratë 6-vjeçare me klubin “merengues”, për t’u vënë nën urdhrat e Zinedine Zidane me nisjen e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kjo lëvizje e 13 herë kampionëve të Europës, përfiton edhe Benfica, që zotëron 20% të kartonit të sulmuesit do të përfitojë jo pak por 12 milionë euro nga ky transferim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?