Real Madrid gati të bëjë Koulibaly-in mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

Kalidou Koulibaly është një ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë. Senegalezi ka shkëlqyer me fanellën e Napolit vitet e fundit duke përfunduar në listën e përforcimeve të ekuipetve të mëdha.

Chelsea, Manchester United, PSG e Bayern Munich janë ekipet që kanë shprehur interesim për qendërmbrojtësin. Por së fundmi në garë për Koulibalyn është futur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid. Kampionët e Evropës janë të gatshëm ta bëjnë Koulibalyn mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Sipas “Marca”-s, Los Blancos janë gati të bëjnë ofertë prej 120 milionë euro në drejtim të Napolit për qendërmbrojtësin. 27-vjeçari iu bashkua Napolit në verën e vitit 2014 nga Genk për vetëm tetë milionë euro. Kontrata aktuale e senegalezit me Napolin është deri në qershor të vitit 2023. Gjatë verës së kaluar, Napoli refuzoi 70 milionë euro nga Manchester United për qendërmbrojtësin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?