Real Madrid kërkon Dzekon që në muaji janar
Edin Dzeko luajti kundër Real Madrid të mërkurën në mbrëmje në “Santiago Bernabeo”, por sipas mediave spanjolle në janar ai mund të bashkohet me kampionët në fuqi të Europës. “Los Blancos” kanë nisur kontaktet me sulmuesin boshnjak dhe pritet që në janar të bëjnë një ofertë për ta transferuar atë në Madrid.
Edin Dzeko po gëzon një formë të mirë që prej kalimit të tij në klubin italian nga Manchester City në vitin 2015, duke shënuar plot 74 gola me verdhekuqtë. Për sulmuesin më herët ka shprehur interes edhe skuadra e Chelsea-it. 31-vjeçari edhe sezonin e kaluar në janar ishte shumë pranë kalimit te Blutë e Londrës, por marrëveshja u prish vetëm në momentet e fundit.
Madrilenët tashmë kërkojnë një tjetër bomber pas largimit të Ronaldos, pasi janë të impejuar në tre kompeticion.
KOHA JONË SONDAZH

