Real Madrid me stadiumin më të mirë në botë, ja renditja e plotë

Real Madrid ka kaluar një sezon të tmerrshëm, por kanë edhe ata arsyet e tyre për t’u ndierë krenarë me diçka, pasi u shpallën si marka më e vlefshme në botën e futbollit. “Los Blancos” gjithashtu kanë stadiumin më të mirë në botë, “Santiago Bernabeo”, duke kaluar edhe stadiumin e ri të “Tottenham Hotspur”.

“Bernabeo” mori një vlerësim prej 74.3 pikësh, teksa janë marrë nën shqyrtim tre aspekte: Përvoja e ditës së ndeshjes, ndikimi te transmetuesit dhe impakti i ndeshjes. Menjëherë pas tyre është Borussia Dortmund me 72.3, me “Iduna Park” që ofron në çdo ndeshje një atmosferë spektakolare.

Bayern Munich renditet në vendin e tretë me një vlerësim 71.6 ndërkohë që impianti i ri i Tottenham renditet në vendin e katërt, edhe pse është ndër më luksozët në botë. Impakti i ulët deri tani në sfidat e “Spursave” ka bërë që të ketë këtë gjykim. Interesant është fakti që në 10-shen më të mirë zënë vend edhe dy ekipet e Milanos, me Interin në vendin e 8-të, dhe Milan në të 9-in. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 Real Madrid's Bernbaeu has taken the honour of being named as the world's best stadium

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?