Real Madrid në majën e botës, mund me “poker” Al Ain në finale (VIDEO)

Real Madrid ka fituar për herë të tretë radhazi Kupën e Botës për Klube duke mundur Al Ain me rezultatin 4-. Skuadra e Santiago Solarit ishte dukshëm më superiore se ekipi arab. Luka Modric kaloi në avantazh që në minutën e 14-t, falë një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Ky ishte goli i parë i kroatit në një finale me Real Madrid.

Pas pushimit ishte talenti Marcos Lllorente që dyfishoi rezultatin në minutën e 60-të. Spanjolli ka lëshuar një predhë nga distanca duke mposhtur për të dytën herë portierin Eisa. Në minutën e 79-të erdhi goli i tretë me Sergio Ramos që shënon pas një goditjeje me kokë nga brenda zonës. Katër minuta nga fundi i kohës së rregullt, Al Ain shënoi golin e nderit me anë të Tsukasa Shiotani, i cili realizoi me një goditje me kokë. Në fund të takimit, ishte edhe Vinicius Junior që detyroi mbrojtësin Nader të shënonte një autogol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?