FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid ofron dy yje për të rrëmbyer Pogba nga United

Real Madridi ka nisur punën për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm. Rikthimi i trajnerit Zinedine Zidane ka bërë që presidenti Florentino Perez të lëshojë një çek të bardhë në merkato.

Numri një i stolit do me patjetër Paul Pogba. Mesfushori i United është gati për të lënë “Old Trafford” dhe për t’iu bashkuar bashkëkombësit të tij. Mediat në Angli kanë dalë me hipotezat se ekipi spanjoll është gati të heqë dorë nga Gareth Bale dhe Raphael Varane për kampionin e botës.

Një shkëmbim i tillë do të ishte një çmenduri, por i sigurt është fakti se uellsiani dhe francezi kanë shprehur dëshirën për të lënë “Santiago Bernabeun” në fund të sezonit. Pogba nga krahu tjetër ka prishur marrëdhëniet me klubin, pasi kërkon rritje rroge dhe e gjithë situata e tij duket e planifikuar për t’u larguar

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?