Real-PSG, Zidane me surpriza në formacionin zyrtar ndaj francezve
Emocionet në Uefa Champions League nuk kanë të ndalur. Pas rreth një orë do të startojë super ndeshja mes Realit të Madridit dhe PSG. Dueli i parë do të luhet në “Santiago Bernabeo”, teksa madrilenët synojnë që të marrin një rezultat pozitiv. Trajneri Zidane ka preferuar Iskon nga minuta e parë dhe jo Bejl.
Në krahun tjetër trajneri Unai Emeri do të luaj me vendosjen e zakonshme, teksa në mesfushë Lo Çelso do të zëvendësojë Tiago Motën e dëmtuar. Nejmar, Mbape dhe Kavani do të formojnë treshen e frikshme në sulm. /Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

