Realdo Fili transferohet zyrtarisht te Skënderbeu
Realdo Fili është përforcimi më i fundit i Skënderbeut. Sulmuesi, pasi ka biseduar me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Orges Shehi, ka vendosur të pranojë ofertën e bardhekuqve, duke nënshkruar edhe një kontratë dyvjeçare, pra një marrëveshje deri diku afatgjatë për standardet e kampionatit shqiptar, ku 80 % e kontratave janë sezonale.
22-vjeçari e ka nisur karrierën te skuadra e qytetit të tij të lindjes, Apolonia, e më pas, në 2015-ën, kaloi te Partizani. Sulmuesi qëndroi për dy sezone e gjysmë te “demat” dhe mbahet mënd nga tifozët e kuq për golin e realizuar në sekondat e fundit në një derbi përballë Tiranës në Maj të 2016-ës. Në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ai iu bashkua Kamzës, por paraqitjet e tij nuk i përmbushën pretendimet e drejtuesve.
Lojtari pritet të jetë në dispozicion të Shehit që në sfidën e kësaj të diele përballë Kastriotit.
KOHA JONË SONDAZH

