Reali arrin akordin me yllin e Lyonit, e konfirmon presidenti i francezëve

Real Madrid arrin marrëveshjen për transferimin e Marianos nga Lyoni. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas.

Perez në këtë mënyrë i ka plotësuar dëshirën Julen Lopetegui për të blerë një nr. 9 duke rikthyer Mariano Diaz në klub. Pasi ka shënuar 21 gola te Lyon, kampionët e Europës menduan se kishte ardhur koha për të rikthyer sulmuesin.

Është përfolur shumë për mënyrën se si Los Blancos do të zëvendësojnë golat e Ronaldo-s, por me Mariano, i cili ka shënuar më shumë se 20 gola në Ligue 1, është gati të luajë tek ekipi i parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?