Reali bën gati dy goditje të mëdha në fundin e merkatos

Real Madridi mund të bëjë ende transferime deri më 31 gusht, kur është dita e fundit që lejohet për kampionatin spanjoll. Sipas mediave spanjolle raportohet se kampionët e Europës janë gati të sjellin në Madrid mesfushorin brazilian të Chelsea-t Ëillian. Ai kërkohej dhe nga Barcelona, por katalanasit hoqën dorë duke sjellë në “Camp Nou” Arturo Vidalin.

Ndërkohë një tjetër transferim pritet se do të vijë nga brenda Gadishullit Iberik. “Los Blancos” duket se kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin e Celta Vigos Iago Aspas. Por që transferimi të finalizohet me sukses duhet të bindet klubi e Celtas, që kërkon 40 milionë euro për 31-vjeçarin. Nga ana tjetër pista Rodrigo Moreno është lënë mënjanë për shkak të kërkesave të larta të Valencias, që dëshirojnë 120 milionë euro për ta lënë të lirë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?