Reali bën gati revolucionin, kërkon dy yjet e Seria A në verë

Reali i Madridit po mendon për të afruar Sergej Milinkoviç Saviç. Sipas gazetës “Marca”, mesfushori lacial ka përfunduar në listën e presidentit Peres, i cili po bën gati revolucionin në merkato e verës, teksa pjesë e saj është edhe Kieza i Fiorentinës.

“Los Blancos” kanë dërguar emisarë në Itali për të vëzhguar dy nga lojtarët më interesantë. Për këto dy talente janë në garë edhe Napoli, Interi e Juventusi por tashmë duhet të llogarisin edhe konkurrencën me Real Madrid.

Për kartonin e Kiezës, Fiorentina kërkon minimalisht 40 milionë euro, ndërsa për Milinkoviç është më e vështirë të negociohet me Lotiton pasi sipas këtij të fundit në verë janë refuzuar 70 milionë euro për fantazistin serb.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?