Reali dhe Atletiko në gjurmët e Elseid Hysajt
Gjysma e skuadrave të mëdha evropiane janë në ndjekje të Elseid Hysajt. Së fundmi dy ekipet kryeqytetase, Reali dhe Atletiko e Madridit duket se kanë në radarët e tyre mbrojtësin shkodran.
24-vjeçari, veçohet për sigurinë në mbrojtje, si një nga pikat më të forta të këtij reparti në ekipin e Mauricio Sarrit. Përveç ekipeve angleze, si Mançester Junajtid, Arsenal apo Çelsi, tashmë shfaqen edhe Atletiko dhe Reali.
I pyetur disa ditë më parë, agjenti i Hysajt, Xhufredi, deklaroi se e ardhmja e Hysajt lidhet ngushtësisht me të ardhmen e teknikut Sarri, i cili nëse qëndron më gjatë tek Napoli, do e dojë në skuadër mbrojtësin. Këto janë vetëm sinjalet e para për Napolin që duhet të fillojë të kërkojë zëvendësuesin e tij, pasi do të jetë thuajse e pa mundur për ta mbajtur në rast se largohet Sarri. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

